Irani prezanton dronin Mobin në MAKS 2019
Irani ka prezantuar një nga modelet më të fundit të dronëve të tij pa pilot në shfaqjen ajrore ndërkombëtare MAKS 2019 në qytetin rus Zhukovsky.
Droni tre metra i gjatë, i quajtur Mobin, peshon 670kg dhe është i aftë të transportojë pajisje dhe armë deri në 120 kg. Ky dron iranian i aftë që të shmangë radarët mund të fluturojë në një lartësi prej 45,000ft për 45 minuta me një shpejtësi prej 900km/orë. komandanti i Forcave Ajrore të Republikës Islamike të Iranit (IRIAF), gjeneral brigade Aziz Nasirzadeh, tha se Irani është ndër pesë fuqitë superiore të botës përsa i përket prodhimit të dronëve. Forcat e Armatosura të Iranit, shtoi ai, mund të prodhojnë çdo dronë që ata kërkojnë përmes besimit në aftësitë e ekspertëve vendas. MAKS 2019 u hap të martën në Zhukovsky me fjalimet e Presidentit Rus Vladimir Putin dhe homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan.