Fuqia mbrojtëse e Iranit parandaloi veprimin SHBA-së pas rrëzimit të dronit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90503-fuqia_mbrojtëse_e_iranit_parandaloi_veprimin_shba_së_pas_rrëzimit_të_dronit
Komandanti i lartë ushtarak i Iranit deklaroi se fuqia mbrojtëse e Republikës Islamike i pengoi SHBA-të të ndërmarrin një veprim hakmarrës kundër Iranit pas rrëzimit të një droni amerikan nga mbrojtja ajrore iraniane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2019 17:00 Europe/Tirane
  • Fuqia mbrojtëse e Iranit parandaloi veprimin SHBA-së pas rrëzimit të dronit

Komandanti i lartë ushtarak i Iranit deklaroi se fuqia mbrojtëse e Republikës Islamike i pengoi SHBA-të të ndërmarrin një veprim hakmarrës kundër Iranit pas rrëzimit të një droni amerikan nga mbrojtja ajrore iraniane.

" SHBA synonin të ndërmernin veprime kundër nesh pas rrëzimit të dronit pa pilot Global Hawk, por ndryshuan mendjen nën pretekstin se disa njerëz do të vriteshin si rezultat i aksionit ushtarak kundër Iranit, por kjo tërheqje ishte për shkak të fuqisë tonë preventive", tha të mërkurën Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit, Gjeneral Major Muhamed Bakeri. Ai shtoi se fuqia e madhe mbrojtëse e Iranit buron nga mendimi iranian dhe masat e kujdesshme të Udhëheqësit të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetollah Khamenei. Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit deklaroi se falë Revolucionit Islamik, kombi iranian ka qëndruar i papërkulur në sektorët e mbrojtjes dhe të sigurisë, megjithë problemet e panumërta.