Pompeo kërcënon: Presionet kundër Iranit do të vazhdojnë
(last modified Thu, 29 Aug 2019 07:03:52 GMT )
Gusht 29, 2019 09:03 Europe/Tirane
  • Pompeo kërcënon: Presionet kundër Iranit do të vazhdojnë

Sekretari i shtetit i SHBA ka kërcënuar përsëri se të vazhdojë presionin mbi Iranin derisa ky vend të ndryshojë kursin e tij.

Mike Pompeo pas sanksioneve të reja të Thesarit të SH.B.A.-së kundër Iranit të mërkurën në llogarinë e tij në Twitter shkroi: Ne kemi sanksionuar organet përgjegjëse për transportin e komponentëve elektronikë dhe aliazheve të ndjeshme të aluminit në një vlerë prej 1 milion dollarë. Sekretari i Shtetit Amerikan shtoi se presioni amerikan do të vazhdojë derisa Irani të ndryshojë kursin e tij. Thesari i SHBA të mërkurën sanksionoi pesë individë dhe pesë kompani nën pretekstin e lidhjes me programin raketor të Iranit. Qeveria amerikane ka vendosur presion dhe sanksione muajt e fundit por nuk ka arritur të nënshtrojë Republikën Islamike të Iranit rreth kërkesave të saj jo legjitime. Republika Islamike e Iranit ka deklaruar vazhdimisht se do të ndjekë programet e saj të mbrojtjes me qëllim garantimin e sigurisë të vetvetes, në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa marrë parasysh kundërshtimin e fuqive të tjera.

 

 

Tags