Rriten shkëmbimet tregtare të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90595-rriten_shkëmbimet_tregtare_të_iranit
Sipas statistikave të fundit të doganës së Iranit, shkëmbimet tregtare të huaja të Iranit nga 21 marsi deri më 22 gusht kanë arritur kuotën e 35 miliard dollarëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 02, 2019 04:50 Europe/Tirane
  • Rriten shkëmbimet tregtare të Iranit

Sipas statistikave të fundit të doganës së Iranit, shkëmbimet tregtare të huaja të Iranit nga 21 marsi deri më 22 gusht kanë arritur kuotën e 35 miliard dollarëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga dogana, niveli i eksportit të produkteve iraniane pa marrë parasysh naftën ka qenë 60.73 milion ton në një vlerë prej 17 miliard e 800 milion dollarë. vendet ku janë eksportuar më shumë produktet iraniane janë Iraku, Kina, Turqia, Emiratet dhe Afganistani në një vlerë prej 13.4 miliard dollarë. nga ana tjetër vende si Kina, EBA, Turqia, India dhe Gjermania kanë eksportuar mallra në Iran me vlerë 12.3 miliard dollarë.