Lavrov: Bashkëpunimi me Iranin prioritet i Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90614-lavrov_bashkëpunimi_me_iranin_prioritet_i_rusisë
Ministri i jashtëm rus, në një takim me homologun e tij iranian në Moskë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore "pa asnjë shtesë ose përjashtim" dhe tha se Moska do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Evropën në këtë drejtim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 02, 2019 15:20 Europe/Tirane
  • Lavrov: Bashkëpunimi me Iranin prioritet i Rusisë

Ministri i jashtëm rus, në një takim me homologun e tij iranian në Moskë theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes bërthamore "pa asnjë shtesë ose përjashtim" dhe tha se Moska do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Evropën në këtë drejtim.

Sergej Lavrov tha se "do të ishte shumë i interesuar" për t'u informuar për vlerësimin e Iranit për zhvillimet e fundit rreth marrëveshjes shumëpalëshe bërthamore. Diplomati i lartë rus theksoi se programi raketor i Iranit nuk është ndaluar nga ligji ndërkombëtar dhe bëri thirrje për më shumë bashkëpunim për të garantuar sigurinë në Lindjen e Mesme. Lavrov denoncoi "kufizimet e paligjshme e të njëanshme" të vendosura nga SHBA si për Rusinë, ashtu edhe për Iranin dhe tha: "Ne kemi rënë dakord të bëjmë përpjekje të mëtejshme dhe të marrim më shumë masa për të mbrojtur projektet ekonomike me Iranin dhe për të fituar pavarësinë nga pagesa në dollarë." Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka riafirmuar gatishmërinë e Rusisë dhe Iranit për të bashkëpunuar me shtetet e Gjirit Persik për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të stabilizuar rajonin. "Ne dhe Republika Islamike e Iranit dëshirojmë që të gjitha palët, të gjitha shtetet e Gjirit Persik dhe të gjithë partnerët e tyre ndërkombëtarë të bien dakord për mënyra të pranueshme për të garantuar sigurinë në këtë pjesë të rëndësishme të botës. Irani ka iniciativa, edhe Rusia ka propozime, dhe ne do të mbështesim një marrëveshje bazuar në interesat e të gjitha palëve në këtë rajon, "tha Ministri i Jashtëm rus.