Përvjetori i martirizimit të Reis’ali Delvari në Iran
3 shtatori i vitit 2019 është dita e përvjetorit të martirizimit të Reis’ali Delvari një prej ushtarakëve të lartë të lëvizjes anti-koloniztarore në jug të Iranit, ditë kjo që është quajtur dita kombëtare e përballjes me kolonizatorin anglez në Iran.
Reis’ali Delvari i lindur në vitin 1882 dhe që ka jetuar deri në vitin 1915, ishte një prej figurave liridashëse dhe lideri lëvizjes në jug të Iranit kundër kolonizatorëve anglezë në luftën e parë botërore. Me nisjen e luftës së parë botërore, forcat ruse nga veriu dhe forcat angleze nga jugu, kanë sulmuar Iranin mirëpo ato janë përballur me rezistencën e banorëve kryesisht të rajoneve Bushehr dhe zonës bregdetare Tangestan. Populli i rajonit Tangesatn është drejtuar nga Reis’ali Delvari i cili u ka dhënë goditje të rënda anglezëve dhe vetëm në një operacion, Delvari arriti të vrasë dy prej komandantëve të lartë të anglezë së bashku me 11 ushtarë indianë. Kjo fitore më shumë kishte rëndësi politike pasi i detyroi kolonizatorët anglezë të heqin nga mendja e tyre idenë e pushtimit të Iranit. Reis’ali Delvari u martirizua në verë të vitit 1915 gjatë luftimeve me agresorët anglezë në qytetin Bushehr, në moshën 33 vjeçare.