Eragçi: Irani nuk negocion përsëri për marrëveshjen bërthamore
Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit ka thënë se nga pikëpamja e Teheranit nuk do të ketë negociata të reja për marrëveshjen bërthamore mirëpo zbatimi i saj mund të jetë temë e bisedimeve.
Abas Eragçi, i cili pas vizitës së tij në Paris ka shkuar në Slloveni në përgjigje të interesimit të gazetarëve ka thënë: Qendra e bisedimeve me palën franceze ishte mënyra e plotësimit të kërkesave të Republikës Islamike të Iranit lidhur me shitjen e naftës dhe garantimin e të ardhurave të saj. Eragçi shtoi se Irani do të zbatojë në formë të plotë marrëveshjen bërthamore në kohën kur të garantohet shitja e naftës iraniane dhe interesat e saj gjë e cila është në qendër të iniciativës së Francës. Ai shtoi se Evropa duhet të blejë naftën e Iranit dhe të ardhurat nga kjo shitje duhet t’i vendosë në formën e kreditimit për Iranin shtoi: Shuma e këtij kreditimi është rreth 15 miliard dollarë dhe për këtë Irani është i gatshëm të futet në bisedime me vendet e grupit 4+1. Zëvendësministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, vuri në dukje se Teherani në asnjë mënyrë nuk negocion për vijat e kuqe të tij dhe shtoi: Nëse pala evropiane nuk arrin të zbatojë zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Irani më 6 shtator do të hedhë hapin e tretë të uljes së zotimeve të tij në këtë marrëveshje.