Eragçi: Evropa të zbatojë zotimet e saj në marrëveshjen bërthamore (JCPOA)
Zëvendësi politik i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, u është drejtuar vendeve evropiane prej të cilëve ka kërkuar të zbatojnë marrëveshjen bërthamore (JCPOA).
Gjatë takimit që pati me Miro Cerar, ministrin e jashtëm të Sllovenisë, zv/shefi i diplomacisë iraniane Abas Eragçi analizoi zhvillimet më të fundit në (JCPOA) dhe tha; BE dhe tre vendet evropiane që kanë nënshkruar JCPOA me Iranin, duhet të zbatojnë zotimet e tyre. Miro Cerar ministër i jashtëm i Sllovenisë nga ana e tij marrëdhëniet mes Sllovenisë dhe Iranit i ka cilësuar miqësore dhe shtoi se qëndrimi i vendit të tij është i njëjtë me atë të BE në ruajtjen e JCPOA. Ai ndër të tjera vuri në dukje se Sllovenia është e interesuar që të futet në sistemin special të transaksioneve me Iranin të quajtur INSTEX. Më herët Abas Eragçi ka zhvilluar një vizitë në Francë ku është takuar me funksionarët më të lartë të këtij vendi.