Nga nesër nis zbatimi i fazës së tretë të uljes së zotimeve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90673-nga_nesër_nis_zbatimi_i_fazës_së_tretë_të_uljes_së_zotimeve
Presidenti iranian Hasan Ruhani thotë se Irani do të zgjerojë kërkimin dhe zhvillimin e tij bërthamor që nga 6 shtatori, duke lënë mënjanë kufizimet e vendosura për vendin në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 05, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Nga nesër nis zbatimi i fazës së tretë të uljes së zotimeve

Presidenti iranian Hasan Ruhani thotë se Irani do të zgjerojë kërkimin dhe zhvillimin e tij bërthamor që nga 6 shtatori, duke lënë mënjanë kufizimet e vendosura për vendin në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

Presidenti Ruhani e bëri njoftimin në një konferencë për shtyp të mërkurën në mbrëmje, pas një takimi trepalësh me Shefin e Gjyqësorit të Iranit Sejed Ibrahim Reisi dhe Kryetarin e Parlamentit Ali Larixhani. Që nga maji, Irani ka pezulluar disa prej angazhimeve të tij në bazë të marrëveshjes bërthamore, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA), i cili u arrit midis Teheranit dhe fuqive botërore në 2015. Irani  tashmë ka ulur angazhimet e tij bërthamore dy herë në përputhje me nenet 26 dhe 36 të JCPOA. Sipas presidentit Ruhani, hapi i tretë do të merret të premten më 6 Shtator, pasi bisedimet midis Iranit dhe grupit të vendeve P4 + 1 nuk dhanë "rezultatin e dëshiruar".