Zarif reagon ndaj propozimit për mitdhënie për kapitenit e anijes iraniane
Qeveria amerikane e cila ka dështuar në piraterinë detare, tani i është drejtuar mitdhënieve.
Kështu ka deklaruar Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit i cili duke reaguar ndaj veprimit më të fundit të Amerikës e cila i ka propozuar kapitenit të anijes iraniane Adrian Darya një shumë parash ka thënë; Trump thotë se naftën e Iranit silleni në Amerikë kundrejt disa miliona dollarëve në të kundërt do të sanksionoheni. Gazeta Financial Times thotë se përgjegjësi special për Iranin në DASH, Brian Hook, i ka propozuar kapitenit të anijes iraniane Adrian Darya, Akhlish Komar një shumë parash në shkëmbim të anijes iraniane. Sipas gazetës në fjalë, Amerika i ka propozuar kapitenit të anijes disa miliona dollarë me qëllim që ai të bëjë të mundur konfiskimin e saj nga Amerika. Pasi kapiteni i anijes nuk ka pranuar të bashkëpunojë me qeverinë amerikane, Brian Hook i ka dërguar një E-mail kapitenit Komar të cilin e informoi se Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione kundër tij. anija iraniane Adrian Darya më 4 korrik u bllokua në brigjet e Gjibraltarit me urdhër të Amerikës dhe në bashkëpunim me forcat angleze. Ajo u mbajt për 40 ditë e bllokuar dhe më në fund gjykata e Gjibraltarit dha urdhër për larimin e saj. Anija u lirua përkundër kushteve të parashtruara nga pala angleze dhe kjo tregon se Irani edhe një herë ka dalë fitimtar në diplomacinë e tij.