Mbrojtja e Iranit, e padepërtueshme, e pathyeshme
(last modified Thu, 05 Sep 2019 20:28:19 GMT )
Shtator 05, 2019 22:28 Europe/Tirane
  • Mbrojtja e Iranit, e padepërtueshme, e pathyeshme

Komandanti i Përgjithshëm i Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) deklaroi se fuqia ushtarake dhe e sigurisë së Iranit është e padepërtueshme dhe e pathyeshme, duke shtuar se armiqtë janë të vetëdijshëm për këtë fakt.

Duke folur gjatë inspektimit të njësive dhe personelit të Rojeve të Revolucionit Islamik në rajonin Bushehr në jug të Iranit, Gjeneral Major Husein Salami tha të enjten se fuqia ushtarake e Republikës Islamike është vënë në provë vazhdimisht. “Armiqtë tanë janë të vetëdijshëm vetëm për një pjesë të vogël të realitetit të aftësisë sonë mbrojtëse. Sidoqoftë, ata e dinë se fuqia ushtarake dhe e sigurisë e Republikës Islamike të Iranit është e padepërtueshme dhe e pathyeshme", tha komandanti i IRGC. Potenciali parandalues i Republikës Islamike është ndërtuar mbi bazën e aftësisë për të "nënshtruar armiq të mëdhenj", tha ai, duke shtuar se duke rritur këtë fuqi, forcat mbrojtëse janë të gatshme të ruajnë në baza ditore sigurinë kombëtare të vendit, kufijtë, pavarësinë, integritetin dhe territorin e RII. "Ne jemi një fuqi e dëshmuar në rajon dhe, prandaj armiqtë do të vëzhgojmë fuqinë tonë të vërtetë në praktikë," përfundoi Gjeneral Major Husein Salami.

 

Tags