Teherani: Veprimet e Uashingtonit, pasojë e zhgënjimit dhe depresionit
Irani ka dënuar me forcë përmes zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme pretendimet e bëra të mërkurën nga Përfaqësuesi Special i SHBA për Iranin Brian Hook dhe terrorizmin e ri ekonomik amerikan mbi popullin iranian.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abas Musavi dënoi ashpër veprimet e fundit të administratës amerikane, veçanërisht deklaratat e fundit të Brian Hook, që synojnë rritjen e presionit ndaj kombit iranian, si pjesë e 'një fushate të terrorizmit ekonomik'. "Akuzat armiqësore, masat dëshpëruese dhe më qesharakja, shpërblimet e ofruara për tradhti dhe spiunazh, janë masa që vijnë nga zhgënjimi dhe depresioni," tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit. Sipas zëdhënësit të diplomacisë iraniane, masa të tilla nuk do të arrijnë asgjë dhe vetëm do të shtojnë "faqe të errëta në dosjen e krimeve amerikane ndaj popullit iranian". "Amerikanët me siguri do të përgjigjen një ditë për veprimet e tyre," tha ai. Të mërkurën, Brian Hook njoftoi se Departamenti i Shtetit tani zyrtarisht do të ofrojë shpërblime deri në 15 milion dollarë për këdo që jep informacion që mund të ndihmojë në pengimin e operacioneve financiare të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik. Shumë vëzhgues denoncojnë një lëvizje revoltuese të diplomacisë amerikane të prirur drejt "spiunëve", "piratët e detit" dhe tani "korruptuesve". Kapiteni i cisternës iraniane të naftës Adrian Darya refuzoi ryshfetin prej miliona dollarësh të ofruar nga Brian Hook dhe ai u sanksionua nga Departamenti amerikan i Shtetit.