Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Indonezisë theksojnë zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Indonezisë, sot theksuan zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Retni Marsudi, ministre e jashtme e Indonezisë, në takimin që zhvilluan sot theksuan zgjerimin e bashkëpunimeve politike, ekonomike dhe parlamentare mes dy vendeve. Gjithashtu është shprehur mbështetja për zgjerimin e kontakteve politika dhe ndërveprimet mes Iranit dhe Indonezisë lidhur me çështje të rëndësishme të botës islame sidomos për çështjen palestineze dhe është theksuar konsultimi për çështje të rëndësishme të rajonit dhe sidomos në kuadër të OBI dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Indonezisë gjithashtu diskutuan mbi parimet bazë të Iranit në JCPOA dhe theksuan se palët duhet të zbatojnë zotimet e tyre dhe të garantohen interesat ekonomike të Iranit në kuadër të kësaj marrëveshjeje. ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e enjte në krye të një delegacioni të lartë ka shkuar në Indonezi për tu takuar me funksionarët e lartë të këtij vendi. që nga 11 gushti shefi i diplomacisë iraniane ka nisur një turne vizitash në disa vende të botës duke përfshirë Kuvajtin, Finlandën, Suedinë, Norvegjinë, Francën, Kinën, Japoninë, Malajzinë, Rusinë, Bangladeshin dhe Indonezinë.