Adrian Darya mposhti Amerikën
Sajti i lajmeve Middle East Eye ka shkruar sot, e Premte, 6 Shtator 2019, tankeri iranian i naftës Adrian Darya ka shkarkuar ngarkesat e tij të naftës në Siri.
Janë dy burime që ia dhanë këto informacione sajtit të lajmeve Middle East Eye . Njëri prej tyre tha se 55 përqind e 2.1 milion fuçive të naftës ishin shkarkuar të enjten natën në një port të Sirisë. Përditësimi i fundit i lokacionit të anijes ishte që nga e hëna, kur anija Adrian Darya ishte vendosur diku në lindje të Mesdheut, midis Qipros dhe Sirisë. Dy muaj më parë, cisterna Grace 1 u kap nga marinsat britanike ndërsa po kalonte ngushticën e Gjibraltarit në një kohë që sanksionet e BE ndaj Sirisë nuk kanë të bëjnë fare me Iranin. Autoritetet e Gjibraltarit e liruan anijen dy javë më parë. Grace 1 e ndërroi emrin e saj në Adrian Darya dhe tani lundron flamurin iranian. Departamenti i Thesarit i SHBA menjëherë e vendosi supertankerin Adrian Darya dhe kapitenin e tij në listën e sanksioneve. Të mërkurën, The Financial Times raportoi se Përfaqësuesi Special i ShBA për Iranin, Brian Hook, i dërgoi një email kapitenit të Adrian Darya ku i ofron një ryshfet prej miliona dollarë duke i kërkuar që ta kthejë cisternën në ujërat e një vendi në të cilin mund të kapet me urdhër të autoriteteve amerikane, por kapiteni e injoroi këtë ofertë.