Kamalvandi: Hyjnë në funksion centrifugat IR6
Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se hapi i tretë i Iranit për reduktimin e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore ka filluar ditën e premte me urdhrin e presidentit të Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Behruz Kamalvandi sot (të shtunën) në konferencën për shtyp, duke shpjeguar hapin e tretë për reduktimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, deklaroi: "Agjencia për Energji Atomike e Iranit është e obliguar që në bazë të nevojave teknike pa marrë parasysh kufizimet e vendosura me anë të marrëveshjes bërthamore, të fillojë aktivitetin shkencor dhe hulumtues në fushën atomike dhe t'i japë një dinamizëm më të shpejtë këtyre aktiviteteve".
Zëdhënësi i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit në vazhdim tha: "Në lidhje me çështjen e transparencës, zotimet e Iranit në fushën e transparencës do të vazhdojnë të zbatohen ashtu si në të kaluarën. Ndryshimet në fushën e hulumtimeve dhe zhvillimit e lehtësojnë lëvizjen drejt një milion "SU"".
Duke folur për katër veprimet që janë marrë sot në kuadër të reduktimit të zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, Behruz Kamalvandi tha: "Çështja e parë është e lidhur me paragrafin 39 të marrëveshjes bërthamore ku përfshihen prodhimi i produkteve të pasuruara, makineria e gjeneratës së re, mospërzierja e mbetjeve dhe produktet e tjera të këtij cikli. Sot gjithashtu është deklaruar për ANEA-në se prodhimet hulumtuese do t'i shtohen rezervave të Iranit".
Kamalvandi gjithashtu theksoi: "Makina IR6S e cila ishte caktuar të futet në funksion në vitin e njëmbëdhjetë të marrëveshjes bërthamore, është futur në funksion qysh tani. Futja në funksion e zinxhirit të njëzetave të makinës IR4 që i përket temës së paragrafit 35 të marrëveshjes bërthamore dhe ishte caktuar që të futet në funksion në vitin e njëmbëdhjetë, është futur në funksion sot dhe prodhimet e kësaj makinerie do t'i shtohen rezervave të Iranit".