Gharibabadi: ANEA nuk është institucion i Amerikës!
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në organizatat ndërkombëtar me seli në Vjenë deklaroi se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike nuk është institucion i qeverisë së Amerikës që këshilltari amerikan për siguri kombëtare të caktojë programin e punës së autoriteteve të këtij institucioni.
Kazem Gharibabadi, ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në organizatat ndërkombëtare me seli në Vjenë të Austrisë, ditën e hënë me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka reaguar ndaj pretendimit të John Bolton, këshilltarit për siguri kombëtare të presidentit amerikan, në lidhje me aktivitetet atomike të Iranit dhe ka shkruar: “Vizita e ushtruesit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ANEA-së në Teheran nuk kishte kurrfarë plani të veçantë të punës, ashtu siç dëshironte John Bolton. Gjatë kësaj vizite janë shqyrtuar bashkëpunimet në tre fusha: vërtetësinë e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, protokollit shtesë dhe marrëveshjes për vëzhgim të plotë”.
Gharibabadi duke hedhur poshtë çfarëdo lloj pretendimi në lidhje me aktivitete sekrete atomike të Iranit, ka theksuar: “Përpjekjet për të krijuar pengesa dhe devijime në bashkëpunimet konstruktive dhe aktive të Iranit me ANEA-në si dhe ushtrimi i presionit të pavend mbi këtë institucion ndërkombëtar, është tërësisht destruktiv”.
Vlen të theksohet se John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, ditën e shtunë pretendoi: “Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të ANEA po viziton Teheranin në kohën kur së fundi ANEA e ka informuar Këshillin e Guvernatorëve të ANEA-së se ekziston mundësia Teherani të ketë lëndë apo aktivitete atomike sekrete”.