Gjeneral Bagheri viziton bazën detare në Shanghai
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90904-gjeneral_bagheri_viziton_bazën_detare_në_shanghai
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit i cili po qëndron në Kinë me ftesë zyrtare të shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Kinës, ka vizituar bazën e forcave detare të Kinës në qytetin Shanghai.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 13, 2019 08:58 Europe/Tirane
  • Gjeneral Bagheri viziton bazën detare në Shanghai

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit i cili po qëndron në Kinë me ftesë zyrtare të shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Kinës, ka vizituar bazën e forcave detare të Kinës në qytetin Shanghai.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, duke vizituar pajisjet dhe lundrueset në bazën detare të Kinës në rajonin Shangai, është takuar dhe ka biseduar me komandantin dhe funksionarët e lartë ushtarakë të kësaj baze të forcave detare kineze.

Gjeneral Bagheri pas kësaj vizite do të marrë pjesë edhe në një ceremoni darke të organizuar nga komandanti ushtarak i Shanghait.

Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit ditën e mërkurë ka filluar vizitën e tij në Kinë ku është takuar dhe ka zhvilluar bisedime me krerët e lartë ushtarakë të Kinës.