Amerika tregon shenja zbutje ndaj Iranit?
"Fuqia e Iranit, vendimet e pavarura që ai merr dhe sovraniteti që ushtron, janë ndër faktorët kryesorë që neutralizojnë Izraelin dhe monarkitë arabe, aleatët kryesorë të SHBA-së, për të pasur dominim në rajon ", shkruan gazeta arabe Rai al-Youm.
E përditshmja përsërit se Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje të minojnë ndikimin në rritje të Iranit në rajon dhe përfundimisht do të detyrohen ta pranojnë këtë realitet. "Në fakt, ajo që shqetëson më shumë SHBA-në nuk është aq shumë ngritja e fuqisë së Iranit në Siri, Irak dhe Jemen sa pengesa që ky ndikim krijon për Izraelin, i cili po përpiqet të vendosë hegjemoninë e tij në rajon. Fuqia e Iranit, vendimet e tij të pavarura dhe sovraniteti i tij janë ndër faktorët kryesorë që parandalojnë Izraelin dhe monarkitë arabe të vendosin hegjemoninë e tyre në rajon. " "Po ta vështrosh mirë, Shtetet e Bashkuara janë angazhuar në një luftë të hapur kundër Iranit, por ato e bëjnë këtë luftë në kurrizin e arabëve. Uashingtoni po bën gjithçka për të parandaluar që monarkitë arabe në një mënyrë apo tjetër të bëhen fuqi sovrane ushtarake dhe ekonomike, madje i ka detyruar ato të shndërrohen në një mburojë për të mbrojtur interesat e Izraelit, por gjithashtu dhe në mënyrë paradoksale, edhe interesat e Turqisë. Në të vërtetë, amerikanët nuk heqin dorë nga asnjë përpjekje për të nxitur mosmarrëveshje brenda botës arabe, në mënyrë që të orientojnë aleatët e tyre arabë drejt politikave "vetëvrasëse" që u shërbejnë kryesisht interesave të Uashingtonit dhe Tel Avivit ", shkruan gazeta Rai al-Youm që shtron pyetjen e mëposhtme: deri kur vendet arabe synojnë të shërbejnë si një viktimë mbrojtëse e Tel Avivit dhe Ankarasë për të kënaqur Uashingtonin? " Sido që të jetë përgjigja, një gjë është e sigurt: SHBA nuk do të jetë në gjendje të luftojë përgjithmonë me koston e shterjes së aleatëve të vet. Fakti që amerikanë dëshirojnë një dialog me Teheranin është dëshmi se ata po fillojnë të tregojnë shenja të lodhjes dhe të zbutjes ndaj Iranit, dhe shkarkimi i një luftënxitësi si John Bolton, është një këto shenja. Në selinë e OPEC, Irani diskutoi të Premten për mundësinë e heqjes së sanksioneve anti-iraniane. Prodhuesi i dytë i OPEC-ut, Iraku madje e ka përkrahur këtë kthim të Iranit. Po vjen era e dorëzimit përballë fuqisë dhe vullnetit të Iranit ”.