Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit niset drejt Vjenës
Shefi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit është nisur drejt Vjenës për të marrë pjesë në konferencën e përgjithshme vjetore të ANEA-së.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ali Akbar Salehi, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, i cili sot në krye të një delegacioni është nisur drejt Vjenës, do të marrë pjesë në mbledhjen e 63-të vjetore të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike dhe do të mbajë fjalimin e tij.
Salehi gjatë punimeve të kësaj mbledhje do të takohet edhe me disa kryetar të agjencive për energji atomike të vendeve të ndryshme.
Mbledhja e 63-të vjetore e ANEA-së do të fillojë punimet nesër (të hënën) në Vjenë. Forcimi i efikasitetit të zbatimit të inspektimit dhe shfrytëzimit të shkencës dhe teknologjisë atomike për zhvillim; janë prej temave kryesore për të cilat do të diskutojnë përfaqësuesit e vendeve anëtare të ANEA-së.