Presidenti Ruhani: Komplotet dhe planet e gabuara  amerikane, shkaku i krizave rajonale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i90966-presidenti_ruhani_komplotet_dhe_planet_e_gabuara_amerikane_shkaku_i_krizave_rajonale
Presidenti i Iranit Hasan Ruhani tha se ajo që po ndodh aktualisht në rajonin e Lindjes së Mesme është rezultat i komploteve dhe planeve të gabuara të SHBA-së, dhe kërkoi nga vendet e rajonit të zgjidhin krizat ekzistuese përmes dialogut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 15, 2019 16:51 Europe/Tirane
  • Presidenti Ruhani: Komplotet dhe planet e gabuara  amerikane, shkaku i krizave rajonale

Presidenti i Iranit Hasan Ruhani tha se ajo që po ndodh aktualisht në rajonin e Lindjes së Mesme është rezultat i komploteve dhe planeve të gabuara të SHBA-së, dhe kërkoi nga vendet e rajonit të zgjidhin krizat ekzistuese përmes dialogut.

Ruhani e bëri këtë koment ditën e dielë ndërsa po linte Teheranin për në Ankara, Turqi, për të marrë pjesë në një takim trepalësh për krizën në Siri, së bashku me homologët e tij nga Turqia dhe Rusia. "Sot, ajo që po ndodh në këtë rajon dhe që ka shqetësuar shumë vende të botës është rezultat i komploteve dhe planeve të gabuara të Shteteve të Bashkuara," tha presidenti i Iranit, duke shtuar: "Ne kemi deklaruar herë pas here se çështjet rajonale duhet të zgjidhen nga vendet e rajonit dhe përmes dialogut." "Nëse duam vendosjen e një sigurie reale në këtë rajon, duhet të ndalen plotësisht aktet agresive të SHBA dhe ndërhyrjet provokuese të regjimit izraelit, përndryshe do të dëshmojmë vazhdimin e pasigurisë," shtoi ai . Ruhani theksoi se regjimi amerikan dhe izraelit po mbështesin Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në agresionin e tyre kundër Jemenit dhe u sigurojnë atyre armë dhe inteligjencë, duke shtuar se shumë njerëz të pafajshëm jemenas po vriten çdo ditë.