Shtatë iniciativat diplomatike të Iranit për bisedime paqësore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91064-shtatë_iniciativat_diplomatike_të_iranit_për_bisedime_paqësore
Ministri i punëve të jashtme ka kritikuar programin e Amerikës për formimin e një koalicioni në rajonin e Azisë Perëndimore dhe ka numëruar shtatë iniciativat diplomatike të Teheranit në nivel botëror dhe rajonal për rrugëzgjidhjen e problemeve nëpërmjet bisedimeve paqësore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 20, 2019 10:38 Europe/Tirane
  • Shtatë iniciativat diplomatike të Iranit për bisedime paqësore

Ministri i punëve të jashtme ka kritikuar programin e Amerikës për formimin e një koalicioni në rajonin e Azisë Perëndimore dhe ka numëruar shtatë iniciativat diplomatike të Teheranit në nivel botëror dhe rajonal për rrugëzgjidhjen e problemeve nëpërmjet bisedimeve paqësore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e premte në faqen e tij në Twitter ka shkruar: “Irani në vitin 1985 duke paraqitur planin për sigurinë në Gjirin Persik, në vitin 1997 me paraqitjen e planit për dialog mes qytetërimeve, në vitin 2013 me paraqitjen e planit për një botë kundër dhunës, në vitin 2014 me paraqitjen e planit për forumin e dialogut rajonal, në vitin 2015 me paraqitjen e planit për paqe në Jemen, në vitin 2017 me paraqitjen e planit për konferencën e Astanas dhe në vitin 2019 me paraqitjen e planit për paktin rajonal për mosagresion; ka treguar se gjithnjë synon zgjidhjen e problemeve nëpërmjet bisedimeve paqësore”.

Amerika në javët e fundit ka bërë përpjekje të gjëra për krijimin e një koalicioni me pjesëmarrjen e vendeve të ndryshme për atë siç e quan Uashingtoni “garantimin e sigurisë së transportit detar në Gjirin Persik dhe Ngushticën e Hormozit.