Irani fiton titullin kampion i Azisë në volejboll
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91100-irani_fiton_titullin_kampion_i_azisë_në_volejboll
Ekipi kombëtar i Iranit është kurorëzuar fitues i  Kampionatit Aziatik të Volejbollit për meshkuj 2019, pasi mposhti Australinë me rezultatin 3:0, në përballjen përfundimtare.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 22, 2019 09:22 Europe/Tirane
  • Irani fiton titullin kampion i Azisë në volejboll

Ekipi kombëtar i Iranit është kurorëzuar fitues i  Kampionatit Aziatik të Volejbollit për meshkuj 2019, pasi mposhti Australinë me rezultatin 3:0, në përballjen përfundimtare.

Iranianët, të cilët po kërkonin të hakmerreshin ndaj humbjes së tyre ndaj Australisë në fazën e grupeve, hynë në lojë në Kompleksin Sportiv Azadi të Teheranit, me të gjitha potencialet, duke fituar setin e parë 25-14. Mikpritësit dominuan duke marrë setin e 2-të, 25-17, dhe siguruan titullin me një fitore 25-21 në setin përfundimtar. Në këtë kampionat, Australia u rendit e dyta dhe Japonia e treta.