Zarif: Amerika me sanksione, i bënë të pamundura negociatat me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91115-zarif_amerika_me_sanksione_i_bënë_të_pamundura_negociatat_me_iranin
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv CGTN të Kinës, deklaroi se Amerika dëshiron me vendosjen e sanksioneve kundër Iranit, t'i bëjë të pamundura negociatat me Teheranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 22, 2019 12:57 Europe/Tirane
  • Zarif: Amerika me sanksione, i bënë të pamundura negociatat me Iranin

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në një intervistë me kanalin televiziv CGTN të Kinës, deklaroi se Amerika dëshiron me vendosjen e sanksioneve kundër Iranit, t'i bëjë të pamundura negociatat me Teheranin.

Muhamed Xhavad Zarif në intervistë me këtë kanal televiziv të Kinës në gjuhën angleze ka thënë: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë humbur alternativën e tyre dhe presioni në maksimum nuk funksionon".

Në raportin e këtij televizioni kinez thuhet se Amerika ditën e premte pas sulmeve të javës së kaluar kundër objekteve naftore të Arabisë Saudite për të cilat autoritetet e Riadit dhe të Uashingtonit kanë akuzuar Iranin, ka vendosur një raund të ri të sanksioneve kundër Iranit ku është përfshirë Banka Qendrore e Iranit dhe Fondi Kombëtar për Zhvillim.

Ky kanal televiziv i Kinës shton se Irani ka mohuar së është implikuar në këto sulme të cilat kanë përgjysmuar prodhimin e naftës së Arabisë Saudite si eksportuesi më i madh i naftës në botë. Forcat e myslimanëve Huthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulme.

Muhamed Xhavad Zarif në këtë intervistë ka vënë nën pikëpyetje veprimet e reja të Amerikës kundër Iranit dhe ka deklaruar se Irani pas sanksioneve të mëparshme të SHBA, ka arritur ta stabilizojë ekonominë e vet.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit shtoi: "Veprimet e Amerikës e kanë vështirësuar heqjen e sanksioneve dhe amerikanët dëshirojnë t'i bëjnë të pamundur negociatat, dëshirojnë ta bëjnë të pamundur një ndryshim. Heqja e sanksioneve për Trump dhe zëvendësin e tij do të jetë shumë e vështirë".