Irani: Amerika po keqshfrytëzon rastin se është mikpritës i OKB
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj kufizimeve të vendosura në lëshimin e vizave nga ana e Amerikës për delegacionin diplomatik të Iranit për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, deklaroi: “Amerika po keqshfrytëzon rastin si mikpritës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për interesat veta”.
Sejed Abas Musavi ditën e hënë në një intervistë për agjencinë e lajmeve IRIB, deklaroi: “Në bazë të kontratës së vendit mikpritës me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, amerikanët janë të obliguar të lehtësojnë procedurat e vizave për delegacionet e jashtme në raste të ndryshme për të marrë pjesë në OKB, mirëpo amerikanët po i fusin edhe çështje politike shumë të ulëta dhe të pavlerë në këtë proces, gjë që konsiderohet veprim i paligjshëm dhe në kundërshtim me normat juridike dhe rregulloret e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.
Musavi shtoi: “Lëshimi i vizave për pjesëmarrjen e delegacionit iranian në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në krahasim me vitet e kaluara është reduktuar në masë të madhe vetëm për një të tretën e anëtarëve të delegacionit janë lëshuar viza nga ana e autoriteteve amerikane”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit rreth qëllimit të Amerikës nga ky veprim, deklaroi: “Qëllimi i autoriteteve amerikane nga ky veprim është ky që të mos lejojnë delegacionin iranian që të shkojë në Nju Jork, mirëpo duke marrë parasysh se nga aspekti ligjor ata kishin duart e lidhura, janë munduar të kufizojnë pjesëmarrjen e diplomatëve iranianë në këtë udhëtim”.
Musavi në vazhdim tha: “Delegacioni iranian në bazë të misionit të tij dhe duke shfrytëzuar këtë rast, ka vendosur të marrë pjesë në mbledhjen e AP të OKB-së”.
Vlen të theksohet se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, kishte programuar të shkonte më 16 shtator në Nju Jork, mirëpo autoritetet amerikane i kanë lëshuar vizat me vonesë për delegacionin iranian.