Ruhani takon Kancelaren gjermane dhe liderë të tjerë në New York
Presidenti iranian Hasan Ruhani dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan për herë të parë në selinë e OKB dhe u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, ruajtjen e marrëveshjes bërthamore si dhe për reduktimin e tensioneve rajonale.
Gjithashtu, Ruhani u takua me një numër të menaxherëve të mediave amerikane dhe figura të larta mediatike amerikane të martën në mëngjes. Ai deri tani ka zhvilluar bisedime me kryeministrin e Pakistanit Imran Khan si dhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Mbajtja e bisedimeve bilaterale me Kryeministrin japonez Abe Shinzo, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres, Kryeministrin Spanjoll Pedro Sanchez, Presidentin e Bolivisë Evo Morales, Presidentin zviceran Johann Schneider-Ammann dhe me Sekretarin e Jashtëm Britanik Boris Johnson janë në axhendën e Presidentit Ruhani në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Presidenti iranian do të mbajë një fjalim kryesor për iniciativën e Iranit për "Koalicionin për Shpresën dhe Paqen në Hormuz " në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.