Kritikat e ashpra të Ruhani në takim me kryeministrit britanik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91174-kritikat_e_ashpra_të_ruhani_në_takim_me_kryeministrit_britanik
Gjatë takimit të tij me Kryeministrin Britanik, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ndërsa kritikoi ashpër deklaratën e fundit të tre vendeve evropiane dhe akuzat e pabaza të tyre kundër Iranit, theksoi domosdoshmërinë e përmbushjes së detyrimeve të tyre si nënshkrues të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 25, 2019 06:00 Europe/Tirane
  • Kritikat e ashpra të Ruhani në takim me kryeministrit britanik

Gjatë takimit të tij me Kryeministrin Britanik, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ndërsa kritikoi ashpër deklaratën e fundit të tre vendeve evropiane dhe akuzat e pabaza të tyre kundër Iranit, theksoi domosdoshmërinë e përmbushjes së detyrimeve të tyre si nënshkrues të marrëveshjes bërthamore.

Siç njofton agjencia e lajmeve Mehr, ë martën, Kryeministri britanik Boris Johnson vizitoi Presidentin e Republikës Islamike të Iranit në margjinat e samitit vjetor të Kombeve të Bashkuara në New York për të diskutuar çështje të ndryshme dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare. Duke iu referuar historisë, fakteve dhe pranisë së gjatë të Britanisë në rajonin e Lindjes së Mesme, Hasan Ruhani tha: "Ne jemi shumë të zhgënjyer për deklaratën e fundit të tre vendeve evropiane, sepse kjo deklaratë e pabazuar në kushtet e ndjeshme aktuale nuk ishte aspak produktive dhe e dobishme". Presidenti iranian kritikoi gjithashtu Londrën për dështimin në përmbushjen e angazhimeve të saj n kuadër të marrëveshjes bërthamore me Iranin duke i nxitur palët evropiane të zbatojnë angazhimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Në takim, kryeministri britanik theksoi se Londra po kërkonte të përmirësonte marrëdhëniet me Teheranin, duke shtuar se Britania gjithmonë ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë një vend përkrahës i marrëveshjes bërthamore dhe se si sekretar i shtetit të saj, ai ka bërë shumë përpjekje për të bindur qeverinë amerikane të mos largohet nga marrëveshja bërthamore, por fatkeqësisht dështoi. Duke iu referuar rolit efektiv të Iranit në rajon, Boris Johnson shtoi: "Ne vazhdojmë të shpresojmë që tensionet në rajon do të reduktohen".