Takimet e ministrave të jashtëm të Australisë dhe Francës me Zarif
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91198-takimet_e_ministrave_të_jashtëm_të_australisë_dhe_francës_me_zarif
Marise Payne, ministrja e punëve të jashtme të Australisë dhe Jean-Yves Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, ditën e mërkurë gjatë punimeve të mbledhjes së AP të OKB-së në Nju Jork, kanë zhvilluar takime të veçanta me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 26, 2019 13:31 Europe/Tirane
  • Takimet e ministrave të jashtëm të Australisë dhe Francës me Zarif

Marise Payne, ministrja e punëve të jashtme të Australisë dhe Jean-Yves Le Drian, ministri i punëve të jashtme të Francës, ditën e mërkurë gjatë punimeve të mbledhjes së AP të OKB-së në Nju Jork, kanë zhvilluar takime të veçanta me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif në takim me homologët e tij australian dhe francez ka biseduar rreth marrëdhënieve bilaterale dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministri i punëve të jashtme të Francës ditën e diele gjithashtu ka zhvilluar një takim me Muhamed Xhavad Zarif në zyrën e përfaqësisë së Republikës Islamike të Iranit në OKB.

Përkundër sanksioneve dhe kufizimeve që ka vendosur qeveria e Donald Trump ndaj ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif që nga dita e premte e deri më tani ka zhvilluar takime intensive dhe të mëdha me homologët e tij nga vendet e ndryshme, me personalitete politike dhe mediale.