Irani rol përcaktues në ripërtëritjen e Rrugës së Mëndafshit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91249-irani_rol_përcaktues_në_ripërtëritjen_e_rrugës_së_mëndafshit
Kryetari i Akademisë së Gjuhës dhe Letërsisë së Iranit deklaroi se Irani në të kaluarën ka luajtur rol përcaktues në Rrugën e Mëndafshit dhe shpresojmë që edhe sot Irani të luajë një rol të rëndësishëm në ripërtëritjen e Rrugës së Mëndafshit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 28, 2019 14:43 Europe/Tirane
  • Irani rol përcaktues në ripërtëritjen e Rrugës së Mëndafshit

Kryetari i Akademisë së Gjuhës dhe Letërsisë së Iranit deklaroi se Irani në të kaluarën ka luajtur rol përcaktues në Rrugën e Mëndafshit dhe shpresojmë që edhe sot Irani të luajë një rol të rëndësishëm në ripërtëritjen e Rrugës së Mëndafshit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholamali Hadad Adel, kryetari i Akademisë së Gjuhës dhe Letërsisë Persiane, ditën e shtunë në konferencën ndërkombëtare për dialog mes qytetërimeve në qytetin Hamedan, tha se Rruga e Mëndafshit ka shumë dimensione të ndryshme ekonomike dhe gjeografike ndërsa shtoi: "Kjo rrugë është një rrugë e gjithanshme dhe shtylla kryesore e saj ishte kultura dhe njerëzit që lëviznin në këtë rrugë, kishin kultura të ndryshme".

Hadad Adel duke theksuar aspektet e përbashkëta mes feve dhe shkollave fetare, deklaroi: "Kur besimtarët e feve të ndryshme ulën përkrah njëri-tjetrit, nëse do të kenë parasysh çështjet e përbashkëta, atëherë me padyshim se do të kemi një bashkëjetesë më të mirë, për arsye se shumë prej këtyre mosmarrëveshjeve janë vetëm sipërfaqësore".

Cvetan Cvetkovski, shefi i zyrës rajonale të UNESCO-s, në këtë konferencë deklaroi: "Vendet rreth Rrugës së Mëndafshit duhet t'i mbajnë zotimet e veta për dialogun mes feve dhe për dialogun kulturor për të përhapur sa më shumë bashkëpunimin dhe paqen".

Cvetan Cvetkovski në fund tha se popujt e botës kërkojnë ripërtëritjen e dinjitetit dhe fisnikërisë njerëzore dhe zhdukjen e dhunës, ndërsa shtoi: "Dinjiteti njerëzor duhet të merret parasysh si një parim bazë".