Gjeneral Sulejmani: Falë Gardës Revolucionare, amerikanët nuk mund të "kenë iluzione"!
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91332-gjeneral_sulejmani_falë_gardës_revolucionare_amerikanët_nuk_mund_të_kenë_iluzione_!
Komandanti i Përgjithshëm i Forcës Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral Kasem Sulejmani, tha se Garda Revolucionare kishte shkatërruar madhështinë imagjinare dhe artificiale të Shteteve të Bashkuara në botë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 01, 2019 18:23 Europe/Tirane
  • Gjeneral Sulejmani: Falë Gardës Revolucionare, amerikanët nuk mund të

Komandanti i Përgjithshëm i Forcës Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, gjeneral Kasem Sulejmani, tha se Garda Revolucionare kishte shkatërruar madhështinë imagjinare dhe artificiale të Shteteve të Bashkuara në botë.

Falë Gardës Revolucionare, amerikanët më nuk mund të "kenë iluzione", shtoi ai. Ai i bëri këto deklarata, të martën, në mbledhjen e 23-të të drejtuesve dhe komandantëve të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit. "Garda Revolucionare ka njollosur madhësinë e trilluar dhe fiktive të ushtrisë më të madhe dhe më të pajisur në botë, domethënë, Ushtrisë amerikane", tha gjeneral Sulejmani. Ai aludoi mbi shkatërrimin e një droni spiun amerikan nga Garda Revolucionare e Iranit në muajin qershor pasi droni shkeli hapësirën ajrore të Iranit dhe injoroi disa paralajmërime të lëshuara nga forcat iraniane.