A mundet SHBA të rrëzojë dronët iranianë?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91372-a_mundet_shba_të_rrëzojë_dronët_iranianë
Komandanti i Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit tha: "Sot, nëse armiku fillon operacionet kundër dronëve tanë, edhe nëse ai ia del me sukses, ai do të ketë harxhuar raketa 5 milion dollarëshe për të rrëzuar dronët tanë ultra të sofistikuar ”.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Tetor 03, 2019 21:10 Europe/Tirane
  • A mundet SHBA të rrëzojë dronët iranianë?

Komandanti i Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit tha: "Sot, nëse armiku fillon operacionet kundër dronëve tanë, edhe nëse ai ia del me sukses, ai do të ketë harxhuar raketa 5 milion dollarëshe për të rrëzuar dronët tanë ultra të sofistikuar ”.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Mashregh, Gjeneral Brigade Amir Ali Haxhizadeh, Komandanti i Forcave Hapësinore të Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik, duke folur në Asamblenë e 23-të të Përgjithshme të Komandantëve të Gardës revolucionare, ka deklaruar: "Falë zbatimit të saktë të udhëzimeve të Liderit Suprem të Revolucionit Islamik dhe falë përpjekjeve të brezit të ri, universiteteve dhe kompanive shkencore, ne kemi arritur të prodhojmë raketa tokë-tokë, raketa anti-anije , dronë, radarë dhe pajisje të luftës elektronike. Jo vetëm bazat e vendeve jashtë-rajonale, por edhe aeroplanët e tyre janë neutralizuar ". Ai gjithashtu kujtoi se "ekuilibri i forcës ka ndryshuar dhe se duke përdorur teknologji të reja, edhe ekuilibri i ekonomisë mbrojtëse do të ndryshojë gjithashtu". Komandanti i Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit shtoi: "Sot, nëse armiku kryen një operacion kundër dronëve tanë, edhe nëse ai arrin sukses, do të duhet të përdorë një raketë prej 5 milion dollarësh për të neutralizuar një nga dronët tanë ultra të sofistikuar, vlera e të cilit vlerësohet në 25,000 dollarë. Pavarësisht nëse ai na godet apo nuk na godet, armiku do të jetë humbësi në çdo rast”.