Britania anashkaloi sanksionet e SHBA
Qeveria britanike duke i paguar dëmshpërblime Bankës Mellat të Iranit përmes një qeverie të tretë, ka anashkaluar sanksionet e SHBA-së kundër Iranit.
Gazeta Times of London raportoi të Premten se Qeveria britanike duke përdorur një vend të tretë, i ka paguar 1 miliardë e 250,000 £ Bankës Mellat të Iranit me qëllim që kjo bankë të heqë dorë nga një proces gjyqësor kundër veprimeve të paligjshme të qeverisë britanike ndaj saj. Departamenti Britanik i Thesarit njoftoi të enjten se kishte pranuar të paguante shumën për të përfunduar çështjen jashtë gjykatës. Ky departament në vitin 2009, e renditi Bankën Mellat, ku 17 përqind e aksioneve i përkasin qeverisë iraniane, në listën e saj të sanksioneve, duke pretenduar se kjo bankë ka marrë pjesë në programin bërthamor të Iranit. Pas një ankese nga Banka Mellat e Iranit kundër vendimit të qeverisë britanike, Gjykata Supreme Britanike vendosi në favor të saj dhe deklaroi se bojkoti britanik ishte i paligjshëm. Banka Kombëtare e Iranit sapo ka njoftuar se ka marrë dëmshpërblimin e paguar nga Britania.