Abdollahian: Protestat në Irak po nxiten nga fuqitë e huaja
Ndihmësi Special i Kryetarit të Parlamentit të Iranit, Husein Amir Abdollahian tha të Premten se duart e huaja keqdashëse po kërkojnë të destabilizojnë Irakun përmes mënyrave të tjera.
Ai theksoi se duart djallëzore të huaja që kanë synuar të destabilizojnë Irakun vite më parë, tani kanë miratuar metoda të tjera për të destabilizuar shtetin arab. Sionistët dhe përkrahësit e terrorizmit takfirist fshihen pas incidenteve të fundit në Irak, tha Ndihmësi Special i Kryetarit të Parlamentit të Iranit , duke përmendur se këto komplote gjithashtu do të neutralizohen. Disa qytete irakiane kanë përjetuar demonstrata dhe protesta ndaj korrupsionit dhe papunësisë që nga e marta e kaluar dhe disa protestues janë vrarë ose plagosur.