Irani forcon sigurinë, padit SHBA për sulmet kibernetike
Një zyrtar i lartë ushtarak tha se Irani po ndërmerr veprime juridike kundër SHBA-së për sulme dhe kërcënime të përsëritura kibernetike, ndërsa Teherani po vendos masa të forta sigurie për të mbrojtur infrastrukturën e tij jetësore.
"Amerikanët kanë kërcënuar vazhdimisht dhe kanë kryer sulme kibernetike kundër nesh," tha Gholamreza Xhalali, kreu i Organizatës së Mbrojtjes Civile të Iranit, e cila është përgjegjëse për sigurinë kibernetike. "Implikimet juridike të veprimeve të tilla natyrisht mund të prekin SHBA-të dhe Irani po e ndjek seriozisht çështjen nëpërmjet kapaciteteve të tij juridike dhe të ministrisë së jashtme," i tha ai të dielën agjencisë së lajmeve Tasnim. Xhalali tha: "Detyra jonë është të përmirësojmë përgatitjet tona të mbrojtjes kibernetike në sektorin e energjisë dhe në fusha të tjera kritike." "Në gjashtë muajt e fundit, kemi pasur pothuajse 120 stërvitje dhe prova, rreth 70% e të cilave ishin në fushën e energjisë, duke kontrolluar të gjitha rafineritë, qendrat petrokimike, gazin, transfertat, qendrat dhe sistemet e kontrollit dhe konsistuam në zgjidhjen e pothuajse të gjitha dobësive", tha kreu i Organizatës së Mbrojtjes Civile të Iranit. "Armiqtë tanë e konsiderojnë fushën kibernetike si një nga fushat kryesore të kërcënimit ndaj kombeve, veçanërisht kundër Iranit", tha Xhalali, duke bërë thirrje që të forcohet siguria në instalimet industriale.