Anulohet takimi i komitetit të gjashtë të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91479-anulohet_takimi_i_komitetit_të_gjashtë_të_okb
Pas protestës së saktë juridike të përfaqësuesve të Iranit në OKB, është anuluar dhe shtyrë takimi i komitetit të gjashtë të OKB.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 08, 2019 06:57 Europe/Tirane
  • Anulohet takimi i komitetit të gjashtë të OKB

Pas protestës së saktë juridike të përfaqësuesve të Iranit në OKB, është anuluar dhe shtyrë takimi i komitetit të gjashtë të OKB.

Në takimin e ditë së hënë të komitetit të gjashtë të AP të OKB , Ali Nasim’far përfaqësuesi i Iranit në OKB ka protestuar kudër kushteve të krijuara nga qeveria organizatore për përfaqësuesit e Iranit dhe ka kërkuar zgjidhjen e shpejtë të kësaj çështjeje. Sipas deklaratës së përfaqësisë së Iranit, sjellja e Amerikës për mos lëshimin e vizave për delegacionin iranian si dhe vendosja e kufizime në qarkullimi i lirë të diplomatëve iranianë të pranishëm në përfaqësinë e Iranit në OKB, e bën të nevojshme ndërhyrjen e sekretariatit të OKB. Nasim’far deklaroi se autoritet amerikane veprojnë kundër dispozitave të OKB, kartës dhe konventës së kësaj organizate dhe tha se masat e padrejta që ka vendosur Amerika ka hequr të drejtën e diplomatëve iranianë për të marrë pjesë në takimet e OKB. Pas ankesës së përfaqësisë së Iranit në OKB, kjo organizatë ka anuluar takimin e komiteti të gjashtë të OKB. Kohët e fundit Amerika ka vonuar tejmase dhënien e vizave për presidentin dhe ministrin e jashtëm iranian.