Amir Abdulahjan: Amerika dhe sionistët synojnë të rikrijojnë Ba'thistët
Asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit të Iranit duke folur për zhvillimet e fundit në Irak, deklaroi se sionistët dhe amerikanë dëshirojnë të rindërtojnë elementët e mbetura nga ish-regjimi Ba'th në Irak.
Husejn Amir Abdulahjan, asistenti special për çështje ndërkombëtare i kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit, të hënën në mbrëmje në një program televiziv tha: "Sot sionistët dhe amerikanët po bëjnë përpjekje të mëdha në sferën e luftës së butë, sferën virtuale, në sferat kulturore dhe shoqërore me qëllim të destabilizimit të Irakut dhe sjelljen në pushtet ë një qeveria që ata dëshirojnë".
Amir Abdulahjan shtoi: "Komplotet e Amerikës dhe të regjimit sionist janë neutralizuar gjithnjë me votën e popullit irakian, përjashtim të ISIS që shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe politikat e tyre kanë dështuar në këtë vend".
Vlen të theksohet se disa provinca të Irakut duke përfshirë edhe Bagdadin gjatë ditëve të fundit janë përfshirë nga protesta të gjera në protestë kundër gjendjes së papërshtatshme të shërbimeve publike, papunësisë dhe korrupsionit.