Irani dërgon notë proteste zyrës hapësinore të OKB
Përfaqësia e përhershme e Republikës Islamike të Iranit pranë organizatave ndërkombëtare me seli në Vjenë të Austrisë i ka dorëzuar letrën e shefit të Organizatës Hapësinore të Iranit në lidhje me veprimin e Amerikës në sanksionimin e paligjshëm të kësaj organizate, shefit zyrës për çështje hapësinore të Kombeve të Bashkuara.
Departamenti Amerikan i Shtetit më 3 shtator të vitit 2019, me një veprim armiqësore kundër Teheranit, ka vendosur sanksione ndaj Organizatës Hapësinore të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë letër duke vë në dukje sanksionet e paligjshme dhe të njëanshme të Amerikës kundër Organizatës Hapësinore të Iranit, thuhet: "Misioni dhe përgjegjësia e kësaj organizate është mbulimi dhe mbështetja e shfrytëzimit paqësor dhe joushtarak të hapësirës jashtë atmosferës".
Kjo letër gjithashtu thekson se veprimet e njëanshme të Amerikës janë në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe parimet e bashkëpunimit në veprimtarinë hapësinore dhe qasjes së lirë të të gjitha shteteve në hapësirë në mënyrë të veçantë dhe shton: "Irani ndodhet në shtratin e fatkeqësive natyrore si tërmeti, vërshimet dhe thatësira, prandaj shfrytëzimi i teknologjisë hapësinore për parandalimin e këtyre fatkeqësive dhe reduktimin e dëmeve të tyre, është jetike për popullin iranian".