Anulohet vizita e kryeparlamentarit iranian në Turqi
(last modified Thu, 10 Oct 2019 07:13:46 GMT )
Tetor 10, 2019 09:13 Europe/Tirane
  • Anulohet vizita e kryeparlamentarit iranian në Turqi

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit njoftoi anulimin e vizitës së tij në Turqi.

Ali Larixhani , kryetar i parlamentit islamik të Iranit me ftesë të homologut të tij turk kishte për qëllim të vizitonte Stambollin për të marrë pjesë në një takim parlamentar por që vizita e tij u anulua për shkak të operacionit të papritur ushtarak të Turqisë në territorin sirian. Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë ditën e mërkurë në formë zyrtare dha urdhër për nisjen e operacionit ushtarak në zonat veriore të Sirisë. Sipas palës turke, objektiv i këtij sulmi janë forcat kure YPG dhe të PKK dhe guri terrorist ISIS. Deri më tani burimet informative bëjnë të ditur vrasjen e 15 personave dhe plagosjen e mbi 40 të tjerëve gjatë operacionit të ndërmarrë nga ushtria turke. Ministria e jashtme e Iranit më herët me një deklaratë kundërshtoi çdo operacion të mundshëm ushtarak në Siri, duke përmendur gatishmërinë e Iranit për të kontaktuar autoritetet turke dhe siriane për të shpërndarë shqetësimet e sigurisë dhe për të zgjidhur situatën me masa paqësore. Ministria e Punëve të Jashtme shprehu shpresën se paqja dhe stabiliteti do të rivendosen në Siri dhe në rajon pas këtij vendimi të SHBA për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria. Irani ndjek nga afër informacionet shqetësuese që janë pjesë e një ndërhyrjeje ushtarake turke në Siri dhe beson se një qasje e tillë do të shkaktonte vetëm dëme të mëdha materiale dhe njerëzore. Kjo është arsyeja pse "Republika Islamike e Iranit kundërshton çdo operacion ushtarak dhe është e gatshme të kontaktojë menjëherë zyrtarët turq dhe sirian me qëllim të shpërndarjes së shqetësimeve, me masa paqësore, bazuar në respektimin e sovranitetit kombëtar, integritetit territorial të Sirisë dhe në bazë të Marrëveshjes së Adanas ", thuhet në deklaratën e MPJ të Iranit.

Tags