Adoleshenti iranian fitues i festivalit ndërkombëtar të muzikës "Mugham" të vendeve islame
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91532-adoleshenti_iranian_fitues_i_festivalit_ndërkombëtar_të_muzikës_mugham_të_vendeve_islame
Parsa Khaef, artisti adoleshent iranian ka fituar çmimin special "GRAND Prix" të festivalit të 11-të ndërkombëtar të muzikës "Mugham" të vendeve islame i cili u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2019 10:44 Europe/Tirane
  • Adoleshenti iranian fitues i festivalit ndërkombëtar të muzikës

Parsa Khaef, artisti adoleshent iranian ka fituar çmimin special "GRAND Prix" të festivalit të 11-të ndërkombëtar të muzikës "Mugham" të vendeve islame i cili u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë festival ndërkombëtar i cili u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit kanë marrë pjesë artistë nga Irani, Republika e Azerbajxhanit, Turqia, Iraku, Egjipti, Uzbekistani, Kazakistani, Turkmenistani dhe Kërkizistani.

Artistët të cilët u kualifikuan në raundin final të këtij festivali, në sallën e muzikës "Mughamt" në Baku, kanë realizuar pjesë muzikore dhe Parsa Khaef me realizimin e programit të tij, ka arritur të fitojë vëmendjen e komisionit të jurisë dhe mori vendin e parë të këngëtarëve më të mirë "GRAND Prix" dhe diplomën ndërkombëtare të festivalit muzikor të vendeve islame e veçantë për moshat adoleshente.

Parsa Khaef është një prej artistëve adoleshent iranian dhe një prej figurave me talent të veçantë në muzikën tradicionale të Iranit dhe në realizimin e pjesëve të nga muzika iraniane dhe azeri, ka një aftësi të veçantë.