Festival golash në Azadi: Irani-Kamboxhia 14:0 !
Tetor 10, 2019 18:53 Europe/Tirane
Irani e mposhti Kamboxhian me rezultat 14-0 në Stadiumin Azadi të Teheranit të enjten në kualifikimin e Kupës së Botës 2022 në Grupin C.
Ekipi iranian e dominoi plotësisht ndeshjen duke shënuar 7 gola në pjesën e parë dhe 7 të tjerë në pjesën e dytë. Ndeshja u mbajt me pjesëmarrjen e 6.000 spektatorëve, duke përfshirë mbi 4000 tifoze femra. Më parë, kombëtarja iraniane kishte arritur një fitore 2-0 ndaj Hong Kongut në ndeshjen e saj të parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2022. Irani është në Grupin C përkrah Irakut, Bahreinit, Hong Kongut dhe Kamboxhias.
Tags