Kryetari i Parlamentit të Iranit u nis për në Beograd
(last modified Sun, 13 Oct 2019 07:41:54 GMT )
Tetor 13, 2019 09:41 Europe/Tirane
  • Kryetari i Parlamentit të Iranit u nis për në Beograd

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit të dielën u nis për në Beograd për të marrë pjesë në sesionin e 215 të Unionit Ndër-Parlamentar Ndërkombëtar.

Ali Larixhani, Kryetari i Parlamentit të Iranit, është planifikuar të drejtojë Asamblenë e Përgjithshme të Unionit Ndërkombëtar Parlamentar ku do të diskutohet  për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për çështje që lidhen me samitin. Takimi me kryetarët e parlamenteve të disa prej vendeve anëtare të Unionit Ndër-Parlamentar Botëror, janë pjesë e vizitës së kryetarit të parlamentit islamik të Iranit në Beograd. Kryetarët e 140 parlamenteve nga e gjithë bota do të marrin pjesë në mbledhjen e 211-të të Asamblesë Parlamentare Ndërkombëtare, që përfshin 70 kryetarë, 40 nënkryetarë dhe 700 deputetë të parlamentit. Unioni Ndër-Parlamentar Ndërkombëtar (IPU) është themeluar në 1889. Parlamenti islamik i Iranit gjithashtu është anëtar i Unionit Ndër-Parlamentar Botëror prej 178 anëtarësh, prej të cilëve 12 asamble parlamentare rajonale janë pjesë e tij.

Tags