Irani do të vazhdojë bashkëpunimin për të luftuar terrorizmin në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91637-irani_do_të_vazhdojë_bashkëpunimin_për_të_luftuar_terrorizmin_në_siri
Politika kryesore e Republikës Islamike të Iranit është të mbështesë popullin sirian dhe qeverinë dhe të vazhdojë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit derisa ato të eliminohen plotësisht, tha këshilltari i udhëheqësit suprem të Revolucionit Islamik në çështjet ndërkombëtare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2019 06:12 Europe/Tirane
  • Irani do të vazhdojë bashkëpunimin për të luftuar terrorizmin në Siri

Politika kryesore e Republikës Islamike të Iranit është të mbështesë popullin sirian dhe qeverinë dhe të vazhdojë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit derisa ato të eliminohen plotësisht, tha këshilltari i udhëheqësit suprem të Revolucionit Islamik në çështjet ndërkombëtare.

Ali Akbar Velajeti, këshilltar i udhëheqësit suprem të Revolucionit Islamik në çështjet ndërkombëtare, të shtunën në takimin me ambasadorin sirian në Teheran Adnan Hassan Mahmoud, duke theksuar ruajtjen e integritetit territorial të Sirisë, deklaroi: populli sirian i bashkuar dhe i vetëm do të mbrojë vendin e tij. Velajeti duke theksuar rolin e Sirisë në boshtin e rezistencës, shtoi: "Siria më shumë se kurrë do të jetë në gjendje të përballet me kërcënimet. Ambasadori i Sirisë në Teheran gjithashtu vlerësoi qëndrimin parimor të Iranit në mbështetje të kombit dhe qeverisë siriane dhe dha një raport mbi zhvillimet rajonale si dhe ngjarjet e fundit në Siri. Adnan Hassan Mahmoud kritikoi gjithashtu veprimin ushtarak të Turqisë në Siri, duke e cilësuar atë si shkelje të angazhimeve ndërkombëtare.