Larixhani: Amerikanët shkaktarë të prishjes së marrëdhënieve ndërkombëtare
(last modified Sun, 13 Oct 2019 14:44:24 GMT )
Tetor 13, 2019 16:44 Europe/Tirane
  • Larixhani: Amerikanët shkaktarë të prishjes së marrëdhënieve ndërkombëtare

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit ka deklaruar se amerikanët janë shkaktarë të prishjes së rendit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe theksoi në dialogun me autoritetet e shteteve të ndryshme.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, sot para se të niset për në Beograd për të marrë pjesë në samitin e Unionit Ndëparlamentar Botëror, tha: "Ky takim është një rast i mirë për të biseduar me krerët e parlamenteve të shtete të ndryshme të botës në lidhje me çështje të ndryshme si problemet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe bashkëpunimet bilaterale".

Larixhani gjithashtu vuri në dukje marrëdhëniet e Iranit dhe Serbisë, shtoi: "Zgjerimi i bashkëpunimeve me Serbinë e cila ka marrëdhënie miqësore me Iranin, gjithnjë është prej prioriteteve të Iranit".

Ali Larixhani përveç fjalimit që do të mbajë në samitin e përgjithshëm të Unionit Ndërkombëtar Botëror ku do të shpjegojë qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, do të zhvillojë takime edhe me kryeparlamentarë të shteteve të ndryshme të botës.

 

Tags