Larixhani: Çështja Siriane nuk zgjidhet me militarizëm
(last modified Mon, 14 Oct 2019 06:16:49 GMT )
Tetor 14, 2019 08:16 Europe/Tirane
  • Larixhani: Çështja Siriane nuk zgjidhet me militarizëm

Duke folur në një takim me Kryetarin e Parlamentit Algjerian, Kryetari i Parlamentit iranian deklaroi se Republika Islamike e Iranit ofroi dialog politik para luftës në Siri dhe Jemen, por disa vende insistuan në luftë dhe shtoi se çështja siriane nuk do të zgjidhet përmes militarizimit.

Ali Larixhani të dielën u takua me Kryetarin e Parlamentit Algjerian, Suleiman Shirin, në margjinat e Samitit të 141-të të Bashkimit Ndërkombëtar parlamentar (IPU) në Beograd të Serbisë. Ai në këtë takim gjithashtu tha se marrëdhëniet midis Iranit dhe Algjerisë janë shumë të afërta dhe shtoi se kombi algjerian është një komb i lartë, kështu që çështjet e tij të brendshme do të zgjidhen së shpejti. Gjatë një takimi me Kryetarin e Parlamentit të Katarit Ahmed al-Mahmoud, Larixhani gjithashtu theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit gjithëpërfshirës midis dy vendeve, duke thënë se janë ndërmarrë hapa të mirë në bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik midis Iranit dhe Katarit. Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit mbërriti në Beograd, Serbi, për të marrë pjesë në takimin e Asamblesë Ndërkombëtare të unionit ndërparlamentar. Larixhani është planifikuar të drejtojë Asamblenë e Përgjithshme të unionit në fjalë ku do të shtjellojë qëndrimet e Republikës Islamike të Iranit për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare dhe çështjet që lidhen me Samitin.

Tags