Gjeneral Salami: Uniteti i myslimanëve, mesazhi më i madh i Arbainit
(last modified Mon, 14 Oct 2019 14:30:55 GMT )
Tetor 14, 2019 16:30 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Uniteti i myslimanëve, mesazhi më i madh i Arbainit

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit duke falënderuar popullin e Irakut për mikpritjen ndaj vizitorëve të Arbainit Husejnit, deklaroi se uniteti mes myslimanëve është mesazhi më i madh i Arbainit.

Gjeneral Husejn Salami, komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, sot në mëngjes, ka zhvilluar një vizitë në pjesën jugperëndimore të Iranit dhe në një intervistë me kanalin televiziv Al Alam, tha se marshi i Arabinit Husejnit është një ceremoni e pashembullt në botë.

Gjeneral Salami duke thënë se populli i Irakut po ofron shërbime të shumta për vizitorët e Arbainit, shtoi: "Ngjarjet e disa ditëve të kaluara që ndodhen në Irak, janë çështje tërësisht të brendshme të këtij vendi dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me ceremoninë e Arbainit".

Komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare duke theksuar nevojën për unitetin mes myslimanëve, tha: "Republika Islamike e Iranit mirëpret çfarëdo lloj marrëdhënie vëllazërore me vendet islame".

Gjeneral Salami në vazhdim vuri në dukje normalizimin e marrëdhënieve të disa shteteve të rajonit me regjimin pushtues sionist dhe theksoi: "Republika Islamike e Iranit nuk lejon që disa regjime në vendet islame të zbatojnë politikat e Izraelit në botën islame".

 

Tags