Larixhani: Zhvillimi dhe siguria e Irakut ka rëndësi të madhe për Iranin
(last modified Wed, 16 Oct 2019 10:47:05 GMT )
Tetor 16, 2019 12:47 Europe/Tirane
  • Larixhani: Zhvillimi dhe siguria e Irakut ka rëndësi të madhe për Iranin

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit deklaroi se zhvillimi dhe siguria e Irakut ka dobi shumë të mëdha për Iranit, por janë disa shtete që nuk e dëshirojnë qetësinë dhe sigurinë në Irak.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, të mërkurën gjatë punimeve të konferencës së 141-të të Unionit Ndërparlamentar Botëror në Beograd të Serbisë, ka zhvilluar një takim me Sherko Merwaes, kryetarin e komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin e Irakut, ku deklaroi: "Që nga koha e fillimit të politikave të reja të Irakut, disa prej vendeve  kanë kundërshtuar këto politika dhe kanë futur grupin terrorist ISIS në këtë vend. Irani në Irak nuk ka forca dhe nuk ndërhyn në çështjet e brendshme. Në kohën kur grupi terrorist ISIS sulmoi Irakun, qeveria e Irakut ka kërkuar ndihmë dhe Teherani i është përgjigjur pozitivisht kësaj kërkese dhe ka ndihmuar qeverinë dhe popullin e Irakut në luftën kundër terrorizmit".

Larixhani në këtë takim gjithashtu theksoi: "Qeveritë dhe popujt e Iranit dhe Irakut gjithnjë kanë qëndruar përkrah njëri-tjetrit dhe mikpritja e vizitorëve iranianë me rastin e marshit të Arbainit Husejnit, është një prej shembujve të qartë të kësaj çështje të rëndësishme".  

Sherko Merwaes, kryetarin e komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin e Irakut, nga ana e tij në këtë takim vuri në dukje rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore mes Irakut dhe Iranit dhe theksoi zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve në fusha të ndryshme.

 

Tags