Iranianët dëshirojnë daljen nga marrëveshja bërthamore
Rezultatet e një sondazhi të ri të opinionit tregojnë se 15 muaj pas tërheqjes së njëanshme të qeverisë amerikane nga marrëveshja bërthamore e Iranit, shumica e iranianëve janë në favor të tërheqjes së Iranit nga marrëveshja bërthamore.
Sipas rezultateve të një sondazhi të opinionit të kryer nga Universiteti i Maryland, 59% e të anketuarve besojnë se Irani duhet të tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015 me fuqitë kryesore për programin bërthamor të vendit të tyre, në shenjë hakmarrjeje për tërheqjen e njëanshme të Shteteve të Bashkuara. Gati 74% e të anketuarve mbështesin politikën e tanishme të qeverisë iraniane për të ulur gradualisht angazhimet e Teheranit në marr veshjen bërthamore për të paralajmëruar vendet e tjera nënshkruese se Irani gjithashtu mund të tërhiqet nëse partnerët e tjerë nuk i respektojnë angazhimet e tyre. Sipas sondazhit, gati 75 përqind e të anketuarve besojnë se Irani nuk duhet të pezullojë kurrë pasurimin e uraniumit, edhe nëse Shtetet e Bashkuara zotohen të ulin gradualisht sanksionet e paligjshme që i vendosën kundër Republikës Islamike të Iranit.