Vizita e përfaqësuesit të presidentit rus në Teheran
Përfaqësuesi special I presidentit të Rusisë në Teheran në takim me sekretarin e këshillit suprem të sigurisë kombëtare dhe me asistentin special të ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çështjet e Sirisë, kanë diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në këtë vend.
Ali Shamkhani, sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit ditën e mërkurë në takimin me Aleksandër Lavrentiev, përfaqësues i presidentit të Rusisë për çështjet e Sirisë, pasi përmendi zhvillimet e fundit në Siri dhe kundërshtimet ndaj operacionit ushtarak turk në veri të këtij vendi tha se çdo veprim që destabilizon sigurinë dhe thellon krizën në rajon duhet të ndërpritet menjëherë. Irani dhe Rusia së bashku me Turqinë që prej vitit 2014 kanë nisur bashkëpunimin e gjerë për të zgjidhur krizën në Siri dhe në këtë kuadër kanë organizuar procesin e Astanasë. Në këto kushte janë zhvilluar bisedime dhe negociata të shumta lidhur me krizën Sirinë, zhvillimet politike në këtë vend dhe kushtet për administrimin dhe kthimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë. Këto takime janë organizuar në nivel të ministrave të jashtëm dhe të krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë dhe raundi i fundit i tyre u mbajt në Ankara, kryeqytetin e Turqisë. Në këto takime gjithmonë është theksuar ruajtja e integritetit dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë dhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit gjë e cila është theksuar vazhdimisht nga presidentët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë. Pikërisht kjo tregon se procesi i bisedimeve në Astana ka qenë i suksesshëm. Procesi i Astanasë është një proces jashtë vullnetit të Amerikës dhe nëpërmjet asaj zhvillimet politike dhe aktuale në Siri kanë marrë rrugën e duhur. Përveç kësaj kjo mënyrë e bashkëpunimit është e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës së Sirisë, mirëpo veprimet e njëanshme nuk ndihmojnë aspak në zgjidhjen e kësaj krize. Edhe pse qeveria turke ka nisur operacionin ushtarak kundër Sirisë për shkak të shqetësimeve të saj në çështjen e sigurisë, mirëpo për eliminimin e këtyre shqetësimeve është e nevojshme bashkëpunimi i gjithanshëm me qeverinë e Sirisë dhe zbatimi i marrëveshjes së Adanasë është rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve të qeverisë turke dhe jo ndërmarrja e veprimeve të njëanshme. Fataullah Tavasoli, ekspert i çështjeve të Azisë Perëndimore pasi ka përmendur shqetësimet e Turqisë një prej të cilave është çështja e kurdëve dhe prania e terroristëve në kufirin e përbashkët me Sirinë, ka thënë se rrugët për plotësimin e kërkesave të Turqisë janë përcaktuar edhe më herët. Mes Turqisë dhe Sirisë ekziston një marrëveshje që të dy vendet duke bashkëpunuar me njëri tjetrin të luftojnë terrorizmin. Veprimet e njëanshme të Turqisë jo vetëm që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të turqisë por krijon kushtet për shtrirjen dhe përhapjen e krizës në rajon dhe dëmton të gjitha vendet. Prania e terroristëve në Azinë perëndimore është një hallka e të gjitha vendeve të rajonit dhe për këtë të gjithë duhet të ndihmojnë qeverinë siriane në luftën kundër terroristëve. Qeveria siriane është një qeveri e njohur në arenën ndërkombëtare dhe respektimi i sovranitetit kombëtar, pavarësisë dhe integritetit të Sirisë, është diçka e domosdoshme. Në këto kushte qeveria turke për të eliminuar shqetësimet e Turqisë në çështjen e sigurisë, duhet të bashkëpunojë me ushtrinë siriane dhe të respektojë sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Sirisë.