Larixhani: Shumica e vendeve janë të interesuar për bashkëpunim ekonomik me Iranin
(last modified Thu, 17 Oct 2019 06:06:25 GMT )
Tetor 17, 2019 08:06 Europe/Tirane
  • Larixhani: Shumica e vendeve janë të interesuar për bashkëpunim ekonomik me Iranin

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit tha se shumica e vendeve pjesëmarrëse në takimin e unionit nërparlamentar botëror , janë shprehur të pakënaqur nga shkelja e zotimeve të Amerikës në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe janë deklaruar të interesuar për bashkëpunim ekonomik me Iranin.

Ali Larixhani kryetar i parlamentit islamik të Iranit i cili ndodhet në Beograd të Serbisë për të marrë pjesë në takimin e 141-të të unionit nërparlamentar botëror dje përpara kthimit për në Teheran vuri në dukje se vendet pjesëmarrëse kanë kritikuar sjelljen dhe politikat e Amerikës kundrejt organizatave ndërkombëtare. Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ndër të tjera tha se gjatë qëndrimit në Beograd është takuar me disa funksionarë ë Serbisë dhe shtoi se Teherani dhe Beogragi janë të interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha fushat. Larixhani vuri në dukje se presidenti i Serbisë muajin e ardhshëm pritet të vizitojë Teheranin dhe shpresoi se kjo vizitë do të rezultojë me zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve. Ali Larixhani në kuadër të takimit të unionit nërparlamentar botëror, u takua me 17 kryetarë parlamentesh të vendeve të botës me të cilët diskutoi për çështje të rajonit dhe ato ndërkombëtare.

Tags