Irani dënon sulmin terrorist në Nangarhar të Afganistanit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi sulmin terrorist në provincën Nangarhar të Afganistanit, që rezultoi me vdekjen dhe plagosjen e disa besimtarëve që falnin namazin.
Sejed Abas Musavi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, pasi shprehu ngushëllimet për qeverinë dhe popullin e Afganistanit, u solidarizua me familjarët e viktimave të sulmit terrorist në Nangarhar. Me këtë rast zëdhënësi i aparatit diplomatik të Iranit ka thënë: Ky akt terrorist që ka sulmuar besimtarët e pambrojtur në kohën e faljes së namazit, tregon për frymën e egër dhe qëllimet djallëzore të terroristëve që kanë për qëllim të krijojnë përçarje në mesin e popullit afgan dhe të përhapin pasigurinë dhe destabilitetin në këtë vend fqinj dhe mysliman. Nga sulmi me dy raketa në një xhami të rajonit Xhu Darre pjesë e rajonit Hesake Mina në provincën Nangarhar, 62 besimtarë myslimanë humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën. Autoritetet e kësaj province kanë dhënë mundësinë e shtimit të numrit të të vdekurve për shkak se gjendja e shumë të plagosurve është tepër e rëndë.