Irani dënon sulmin terrorist në Nangarhar të Afganistanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i91775-irani_dënon_sulmin_terrorist_në_nangarhar_të_afganistanit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi sulmin terrorist në provincën Nangarhar të Afganistanit, që rezultoi me vdekjen dhe plagosjen e disa besimtarëve që falnin namazin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 19, 2019 04:40 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist në Nangarhar të Afganistanit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi sulmin terrorist në provincën Nangarhar të Afganistanit, që rezultoi me vdekjen dhe plagosjen e disa besimtarëve që falnin namazin.

Sejed Abas Musavi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, pasi shprehu ngushëllimet për qeverinë dhe popullin e Afganistanit, u solidarizua me familjarët e viktimave të sulmit terrorist në Nangarhar. Me këtë rast zëdhënësi i aparatit diplomatik të Iranit ka thënë: Ky akt terrorist që ka sulmuar besimtarët e pambrojtur në kohën e faljes së namazit, tregon për frymën e egër dhe qëllimet djallëzore të terroristëve që kanë për qëllim të krijojnë përçarje në mesin e popullit afgan dhe të përhapin pasigurinë dhe destabilitetin në këtë  vend fqinj dhe mysliman. Nga sulmi me dy raketa në një xhami të rajonit Xhu Darre pjesë e rajonit Hesake Mina në provincën Nangarhar, 62 besimtarë myslimanë humbën jetën dhe 60 të tjerë u plagosën. Autoritetet e kësaj province kanë dhënë mundësinë e shtimit të numrit të të vdekurve për shkak se gjendja e shumë të plagosurve është tepër e rëndë.